Ish-deputetja e PD-së falënderon Ramën, ja arsyeja

Ish-deputetja e PD-së falënderon Ramën, ja arsyeja

Ish-­deputetja e PD-­së, Lajla Përnaska, ka falënderuar qeverinë dhe kryeministrin Rama për pensionin e posaçëm që i ka akorduar Ilir Përnaskës. Në një postim në rrjetet sociale, Përnaska shprehet se vlerat më të mëdha të një shoqërie barten në përkushtimin ndaj talenteve të saj.

Dje qeveria shpërbleu me pension të posaçëm 12 figura të shquara të artit, sportit, por edhe fushave të tjera. Mes tyre këngëtarë lirikë, kineastë, kompozitorë, gjuhëtarë, mjekë e sportistë.

“Mjeshtri i Futbollit Shqiptar, Ilir PERNASKA, vleresohet duke i akorduar Pension te Posaçem Qeveria Shqiptare. Në emrin e tij Personal dhe Familjes Përnaska, përcillen falenderime të sinqerta: – Per sportdashesit dhe mbeshtetesit e Likes ne te gjithe karrieren e tij futbollistike;

– Per Akordimin e Titullit “Mjeshter i Madh” në 2011, nga Presidenti Topi. – Per Akordimin e Pensionit te Posacem nga Qeveria e Z. Rama. Vlerat me te medha te nje shoqerie, mbarten ne punen, mundin, djersen, perkushtimin e talenteve te saj!”, shkruan Përnaska. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy