Kalemaj: Ka luftë brenda llojit në PS, po ndihet edhe në struktura (VIDEO)

Kalemaj: Ka luftë brenda llojit në PS, po ndihet edhe në struktura (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj duke folur në MCN Live se kemi indicie për luftëra të brendshme brenda PS-së.

Kalemaj vë në dukje se luftërat brenda llojit janë mbarsur aq shumë, saqë po ndihen tanimë edhe në struktura. 

Ka indicie që është më tepër një luftë e brendshme. Vet Nesti Angoni, të gjitha hipotezat të çojnë që është dikush i brendshëm, për arsye se disponon dokumentacion, që s’mund të vinte kurrsesi nga opozita, por nga brenda qeverisë. Ka një luftë brenda llojit që përdor median, kanale të tjera informative, edhe SPAK-un, për të goditur kundërshtarin. Tensionet e brendshme siç ishte rasti i z.Ahmetaj, s’ka ardhur një moment të plasim dhe aromën të ndiejmë në publik.

Luftërat brenda llojit në PS janë mbarsur kaq shumë, saqë po ndihet në struktura, saqë Rama çoi disa mesazhe zanore, ku u thotë në mënyrë taksative që mos shkoni të bëni fushatë në zonat e njëri-tjetrin”.  

Kalemaj tha që PD krahasuar me 3-4 muaj më parë është në situatë më të mirë, por ngre pyetjen a mjafton për të bërë rotacionin në zgjedhje. 

PD, krahasuar me 3-4 muaj më parë, situata është krejt më mirë. Kemi një mobilizim të strukturës, në drejtim të shpalosjes së programit. Pashë direktivën e fundit të Berishës, që të përqendrohemi te programi, dhe jo te akuzat për kundërshtarin. Të gjitha këto janë shumë herë më mirë se vetveten, por a mjaftojnë për të bërë rotacionin? Një nga problemet është fragmentarizimi i spektrit opozitar”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy