“Çfarë oferte përdorni ju në telefon?” Ja ‘perla’ me të cilën i përgjigjet Rama qytetarit

“Çfarë oferte përdorni ju në telefon?” Ja ‘perla’ me të cilën i përgjigjet Rama qytetarit

Kryeministri Edi Rama është mjaft aktiv në rrjetin e tij social “Facebook”. Të shumtë janë qytetarët që i komentoje për problematike të përditshme, dhe i kërkojnë që të lërë llafet dhe opozitën mënjanë por të merret me punët e popullit. Por, vetë kryeministri nuk nguron pa u kthyer përgjigje komenteve të qytetarëve.

Një qytetarë me sportivitet i shkruan se çfarë oferte përdor sepse bën dhe lidhje live dhe nuk i mbarohet oferta.

Qytetari: Ju që keni kaq shum ofertë në celularin tuaj,dhe bëni vidio drejt për drejtë, me tregoni ju lutëm ku i moret lekët për ofertë? Dhe çfar oferte perdorni ju?

Rama: Dede une nuk bej video (jo vidio) drejteperdrejte (shkruhet bashke jo me copa) prandaj te lutem (jo te lutëm) mos ngaterro oferten e ERTV me oferten e celularit tend, sic ngaterrove qobanin me Myzeqene

Ndërsa një nga komentuesit ka treguar ndodhinë e tij me tatimorët të cilët e kishin gjobitur me 50 mijë lek të rinj ndërkohë që kishte vetëm 10 ditë që kishte hapur një biznes të vogël.

Ai tregon se një orë më parë kishte punësuar një person dhe duhet ta provonte atë nëse ishte i aftë për punën që duhej, por inspektorët tatimorë nuk e kanë marrë parasysh këtë dhe e kanë gjobitur më një shumë të majme.

Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje qytetarit që shqetësimi i tij qëndron kështu që e orienton të denoncojë në portalin më të ri të krijuar nga kryeministria, shqiperiaqeduam.al, gjithashtu nuk harron ti urojë suksese në fund.

Er Gjergji: Z Kryeminister ne terren realiteti eshte shume ndryshe nga se ju na servirni nga ekrani! Personalisht kam dy jave qe hapa nje biznes te vogel dhe ligjet dhe vendimet e shtetit po me orientojne drejt falimentit! Pse?

Kam jetuar 20vjet jasht shqiperise, jam rikthyer por asgjekundi nuk te ofrohet asnje informacion per detyrimet qe ka nje biznes! Sot ne mengjes ora 9:00 marr dike per ta punesur por duhet te provoja nese me ben punen (cdogje veretohet lehtesisht nga kamerat e siguri). ne oren 10:00 mbrrin ispektoriati tatimeve dhe vendosin gjove 50000lek! Cilat jane lehtesirat dhe interpretimi i ligjeve per investitoret? Ne shtetin ku kam jetuar 6 muajt e pare shteti i ndihmon bizneset e reja, ketu shteti te con drejt falimentimin! A eshte normale qe nje biznes i vogel qe ka 10 dite qe eshte hapur te mos informoj per detyrimet ligjore ( marja ne prove) cdo punonjes u dashka regjistru dhe pas dy oresh cregjistru nese ste ben pune! Me cilen llogjike keni versulur punonjsit tuaj drejt bizneseve te vogla? A nuk do ishte me e drejt perpara se te leshoni taskforcat brejt bizneseve te reja te leshoni informatoret qe te sigurojne se biznesi ka informacioni e duhur per detyrimet dhe me pas te leshoni taskforcen per te kontrolltar nese jane apo sjane te rregullt. Une gjoben do e paguaj por ekipi juaj po godet bizneset e reja! sbesoj se ju intereson falimenti dhe goditja e biznesit te ri (10 ditor). Jepini mundesi suksesi biznesit te vogel ju lutem!

Edi Rama: Er Gjergji, shqiperiaqeduam.al eshte platforma jote, ku mund ti ngresh shqetesimet dhe marresh pergjigje, nderkohe qe puna ne te zeze gjobitet kudo, shume me rende se ketu! Por sigurisht qe ne cka thua ka nje shqetesim qe qendron, prandaj per sot e me tutje, behu pjese e platformes qe fjala jote mos jete thjesht nje koment i rastit ne facebook. Kurajo dhe sukses!

rama koment

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy