Keni aplikuar për pasaportë? MB njoftim të rëndësishëm për emigrantët shqiptarë

Keni aplikuar për pasaportë? MB njoftim të rëndësishëm për emigrantët shqiptarë

Të gjithë ata që kanë aplikuar për pasaportë biometrike kanë afat deri në shtator të këtij viti për ta tërhequr atë.

Ministria e Brendshme njofton se ky vendim është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë.

"Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve të identitetit, kanë shtyrë deri në 1 shtator 2021, afatin e tërheqjes së letërnjoftimeve të prodhuara, por të pa tërhequra nga shtetasit. Ky vendim është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë.

Me këtë rast, Ministria e Brendshme u bën thirrje shtetasve shqiptarë që nuk kanë tërhequr kartat e identitetit, të marrin masat që gjatë kësaj periudhe, të paraqiten pranë zyrave të shpërndarjes. Sipas ligjit, letërnjoftimet mund të mbahen në ruajtje për një afat 1-vjeçar dhe më pas asgjësohen, nëse nuk aktivizohen sipas procedurës për shenjat biometrike", thuhet në njoftimin e MB.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy