Jaupbashi: Të rinjtë problematika të shtuara prej ankthit, mosha e adoleshencës është ulur (VIDEO)

Jaupbashi: Të rinjtë problematika të shtuara prej ankthit, mosha e adoleshencës është ulur (VIDEO)

Psikologia Sonila Jaupbashi thotë se adoleshentët përballen me probleme socio-ekonomike për shkak të problematikave që përballet shoqëria shqiptare që dhe fëmijët i ndjejnë.

Duke folur për “MCN Informacion”, Jaupbashi deklaroi se prindërit nga pakujdesia apo dëshira për të komunikuar me njeri tjetrin, shpesh debatojnë në sy të fëmijës, gjë që duhet ta shmangin.

Prindërit duhet t’i shmangin zënkat në sy të fëmijëve, pasi sot janë bërë më të ndjeshëm.

Kjo edhe prej disnivelit ekonomik në shkollë dhe ndjejnë një lloj bullizimi dashje pa dashje.

Pastaj janë dhe fëmijët me probleme të shëndeti mendor me ankthin, apo traumat që nuk janë diagnostikuar në moment, deri sa vjen momenti që fëmija çedon.

Shumicat e rasteve na i sinjalizojnë mësuesit, të cilët vënë re problemin. Problematikat janë të shtuara kryesisht prej ankthit.

Edhe më përpara kanë ekzistuar, por nuk kemi ditur që t’i identifikojmë.

Janë pikërisht ata fëmijë që nuk janë identifikuar problematikat, nuk janë diagnostikuar, janë një shoqëri e dhunshme, që nuk dinë të rrinë në radhë.

Fëmijët që janë tani janë në një mjedis shumë më ndryshe nga më parë.

Fëmijët kur vijnë në shkollë vijnë të stresuar, për shkak të problematikave në familje, për shkak të divorceve, pamundësira, të cilat janë problematikat që shfaqen në moshën e adoleshencës.

Lajmet negative ndikojnë shumë tek fëmijët dhe adoleshentët. Fëmijët nuk dinë ta bëjnë këtë filtër. Prindërit jo të gjithë i kontrollojnë.

Fëmijët tashmë hyjnë që në moshën 13-vjeçare në adoleshencë, ndoshta dhe më para, pasi mosha e adoleshencës është ulur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy