Gjobitet sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë (VIDEO)

Gjobitet sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë (VIDEO)

Mosrespektimi i të drejtës së informimit nga ana e institucioneve shtetërore ndodh në jo pak raste në Shqipëri. Edhe pse ligji i detyron institucionet të vënë në dispozicion të kujtdo informacione për veprimtarinë e tyre dhe personave që ushtrojnë funksione shtetërore, kjo në disa raste shmanget. Rasti më i fundit është ai i një kompanie private, e cila ka kërkuar informacion në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me listën e barnave me çmimet CIF për vitet 2014-2019.

Pas indiferencës së institucionit, Life sh.p.k. i është drejtuar me një ankesë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, i cili pasi ka kryer inspektimin, ka zbuluar se, kërkesa ishte deleguar në Sektorin e Rregullimit të Tregut Farmaceutik. Ky i fundit, pasi ka përgatitur përgjigjen, ia ka përcjellë sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Por ky i fundit nuk e ka nisur përgjigjen te pala kërkuese. Në seancën dëgjimore të palëve, të organizuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit, ministria e ka motivuar mungesën e transparencës, duke u shprehur se lista e çmimeve CIF të barnave për vitin 2020 ishte në proces përgatitjeje dhe dhënia e informacionit mund të cenonte procesin.

Por ky qëndrim është cilësuar nga Komisioneri i pabazuar në ligj dhe për këtë arsye, Ministrisë i është dhënë afat deri në përfundim të ditës së punës që të bënte transparencë për informacionin e kërkuar. 

Në përfundim, Komisioneri ka vendosur dënimin me gjobë të Sekretarit të Përgjithshëm në masën 150 000 lekë, shumë e cila do t’i mbahet nga paga në formën e kësteve mujore.  

Çmimet CIF përfshijnë barnat e regjistruara dhe të rimbursueshme në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy