“Referendum kundër pr.ligjit për barazinë gjinore”, Pano: Ka OJF të paguara. Në shkolla do mësohet ideologji! (VIDEO)

“Referendum kundër pr.ligjit për barazinë gjinore”, Pano: Ka OJF të paguara. Në shkolla do mësohet ideologji! (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës në radhët e PD, Jonathan Pano, duke folur në MCN Live paralajmëroi një nismë referendumi për të kundërshtuar projekt-ligjin e ri për barazinë gjinore në Shqipëri.

 

Pano tha se në një sondazh të fundit të bërë Instituti për Liri dhe Trashëgimi rezulton se 99 për qind e të anketuarve janë pro familjes tradicionale. Po ashtu ai paralajmëroi se me përcaktimin e ri të gjinisë në shkolla nuk do mësohet më biologji, por ideologji. 

 

Pano akuzoi grupe të shoqërisë civile që kanë marrë fonde nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur apo ambasada të huaja për instalimin e axhendës woke në vendin tonë. 

 

Janë pyetur 0,7 e popullsisë në një sondazh. 97, 6 për qind e popullsisë shqiptare e përcaktojnë gjininë si mashkull/femër, pra binare. Anketa është krijuar nga Instituti për Liri dhe Trashëgimi. 99 për qind e të anketuarave e përcaktojnë shoqërinë dhe familjen si tradicionale, burrë, grua dhe fëmijë. 

 

95,7 për qind kundërshtojnë futjen e termave të identitetit gjinor në kurrikulat e shkollore. 92,1 për qind janë kundër martesave të së njëjtës gjini. Edhe nëse martesat e të njëjtës gjini do ishin kusht për integrimin në BE, 91,1 për qind do ta kundërshtonin. 

 

Ne po presim çfarë do bëjë Presidenti, dhe hapi tjetër do jetë Gjykata Kushtetuese, po diskutohet për organizim dhe për iniciativë për referendum, përmes 28 deputetëve, apo mbledhjes së firmave. Për ne s’është në lojë paraja, por është në lojë familja. Grupet kanë marrë fonde për këtë projekt-ligj. Do denoncojmë të gjitha grupet dhe të dhënat që kemi për fondet që kanë përfituar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, BE, apo ambasada të huaja, që kanë patur si interes instalimin e axhendës woke në Shqipëri. 

 

Ky është rasti i parë që kemi një definicion ligjor për gjininë, dhe tashmë gjinia konsiderohet si konstrukt social, hapet loja, shkon një burrë në gjendjen civile mund të ndryshojë gjininë nga mashkull të bëhet femër, të martohet me një burrë tjetër, të adoptojë fëmijë. Nuk do mësohet më biologji në kurrikulat shkollore, por ideologji.

 

Me nenin e ri mund të ngrihen grupe të caktuara që t’u thonë klerikëve që ju po flisni me një gjuhë në kundërshtim me ligjin de po na cenoni. Do ketë kuota të detyruara për çdo institucion. Më i rrezikshëm është neni 33, që parashikon edukimin gjinor në kurrikula”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy