Jep dorëheqjen në KLGJ gjyqtari Gjin Gjoni (VIDEO)

Jep dorëheqjen në KLGJ gjyqtari Gjin Gjoni (VIDEO)

Dorëhiqet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni. Gjyqtari në Gjykatën e Apelit të Tiranës i ka nisur letrën e dorëheqjes Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kërkesa ende nuk ka mbërritur në KLGJ.

Gjoni e ka dorëzuar dorëheqjen për shkak se ai gjykon se procesi i vettingut me të cilin ende nuk është përballur nuk është i barabartë dhe sipas gjyqtarit procesin e rivlerësimit e kalojnë të gjithë ata që i shërbejnë politikës.

Në letrën e dorëheqjes që posedon TvT, mësohet të ketë akuzuar trupën gjykuese të vettingut, si të lidhur me politikën ndërsa është shprehur se drejtësia shqiptare është në kolaps.

Gjoni është një nga figurat e drejtësisë më të përfolura në vend për pasurinë e tij, e cila nuk kaloi në sitën e verifikimit pasi në mënyrë të beftë dhe të padëgjuar më parë, në fund të vitit 2018, gjyqtari mori leje prindërimi 2-vjeçare, meqë u bë me vajzë.

Ndërkaq, sipas vetë Gjin Gjonit vettingu nuk është i barabartë për të gjithë dhe e kalon ai që i shërben politikës.

Burimet e TvT, konfirmojnë se KLGJ, do të mblidhet brenda 30 ditësh për të shqyrtuar dorëheqjen e gjyqtarit Gjoni. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy