
Tregu i startup-eve në Shqipëri, si një risi është qasur nga të rinjtë pasi koncepti dhe terminologjia është diçka e re.
Ato janë konceptuar, krijuar dhe veprojnë me qëllim nisjen e realizimit dhe zhvillimit të një modeli biznesi, produkti dhe shërbimi inovativ dhe/ose teknologjik të veçantë.
Lidhur me këtë fakt, udhëheqësi i kompanisë ICTS Lab, Kushtrim Shala, për “MCN economy”, thotë se duke analizuar faktorët që ka kaluar Shqipëria, ende nuk ka një kulturë të gjerë për nisjen e sipërmarrjeve inovative.
Kompania ose organizata ime që përfaqësoj sot, u vjen në ndihmë startupeve e cila ndihmon rrugëtimin dhe përshpejtimin e suksesit të tyre.
Duke marrë parasysh kryesisht rrethanat në të cilat ka kaluar Shqipëria, është normalisht një ambient më i vështirë nëse krahasohet me vendet e rajonit apo të Evropës. Ne si vend nuk kemi një kulturë afatgjatë të sipërmarrjes private e sidomos asaj inovative, e shumë herë të rinjtë të cilët karakterizohen me disa aftësi inovative teknologjike, shpesh herë ata mendojnë se mund të nisin një sipërmarrje start upe e cila në fakt është një fushë shumë e gjerë përtej një personi i cili është i aftë në një fushë të caktuar të teknologjisë së informacionit dhe padyshim qe ka nevojë për giuda.
Sipas Shalës, tregu ka nevojë për ndihmë të rinjve në krijimin e startup-eve.
Në Shqipëri, tregu ka nevojë për ndihmë që tu vij këtyre të rinjve të cilët ndoshta mund të bëjnë një hap më të shpejt se sa çfarë mund ti kenë mundësit e tyre dhe kryesisht këshillat e këtyre organizatave që i shërbejnë të rinjve për ti shpejtuar suksesin.
Kryesisht mund të themi e të rinjtë që kanë ide startupe kanë tendencën që të kapërcejnë disa hapa që janë të parashikuar në metodologjitë më të përhapura në botë, siç është faza e kërkimit, pilotimit të një produkti, pra para se të kalosh ne treg dhe validimi vjen përmes workshopeve, trajtimeve , përtalljeve me mentor me eksperiencë.



