Rasti i parë me fruth në Shqipëri/ Dollenberg: Vaksina nuk përbën rrezik, jetëshpëtuese për fëmijët (VIDEO)

Rasti i parë me fruth në Shqipëri/ Dollenberg: Vaksina nuk përbën rrezik, jetëshpëtuese për fëmijët (VIDEO)

Një tjetër rast i fruthit është konfirmuar në Shqipëri. Bëhet fjalë për një fëmijë trevjeçar, i ardhur nga Anglia, i cili rezulton i pavaksinuar.

Mjekja nga Gjermania, Aurora Dollenberg, tha për “MCN Live” se mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga fruthi është vaksinimi. Sipas saj, vaksina është plotësisht mbrojtëse dhe nuk përbën rrezik, por përkundrazi është jetëshpëtuese për fëmijët.

Fëmija i prekur nga fruthi ka lindur në Angli dhe prej rreth një viti jeton në Shqipëri. Ai është diagnostikuar më 22 dhjetor, pasi është paraqitur në spital me simptomat përkatëse.

Fruthi është një infeksion që ka detyrim të raportohet pranë shëndetit publik, pasi përbën rrezik për komunitetin. Ai është një nga sëmundjet që parandalohen përmes vaksinimit të detyrueshëm. 

Fakti që fëmija ishte i pavaksinuar rrit ndjeshëm rrezikun e përhapjes së infeksionit, pasi një i prekur mund të infektojë brenda minutash deri në dy apo tre fëmijë të tjerë.

Edhe pse për Shqipërinë ky konsiderohet një rast i ri, mjekja nënvizoi se për fat të mirë shumica e fëmijëve në vend janë të vaksinuar.

 Megjithatë, fruthi mund të sjellë komplikacione serioze, deri edhe në meningit.

Vaksina është mbrojtëse, nuk përbën rrezik dhe është jetëshpëtuese për fëmijët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy