
Presidenti iranian Ebrahim Raisi hedh akuza kundër Izraelit, për destabilizim.
Ata po përpiqen me dëshpërim të mbjellin pasiguri në zona të tjera të rajonit për shkak të sulmit global kundër tyre dhe dështimit për të arritur rezultatet që prisnin.
Deklarata e Raisit u bë në një bisedë telefonike me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad bin Khalifa Al Thani.
Irani, tha Raisi në bisedën e mbrëmshme me Al Thani pas masakrës së Kermanit në Iran, ka treguar se aktet e terrorizmit nuk mund të minojnë vullnetin e tij, kohezionin kombëtar dhe frymën e qëndrueshmërisë.
Ndërkohë, po korrigjohet numri i përkohshëm i viktimave të masakrës së djeshme në Kerman ku shpërthyen dy bomba në ditën e përkujtimit të gjeneralit Qassem Soleimani të vrarë katër vjet më parë në një bastisje amerikane.
Lajmet e fundit të raportuara nga mediat iraniane, të cilat citojnë të dhëna nga Ministria e Brendshme, flasin për të paktën 84 të vdekur dhe shumë të plagosur në gjendje të rëndë.



