Një foshnje ka ndërruar jetë pas zjarrit të rënë në një shtëpi private në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës, në zonën pranë Maternitetit të Ri rreth mesnatës.
Sipas informacioneve paraprake, në momentin e zjarrit në banesë ka qenë gjyshja dhe foshnja 6-muajshe, ndërsa nëna e fëmijës nuk ndodhej në shtëpi.
I mituri u dërgua me shenja jete në spital, por ndërroi jetë pak orë më vonë në spital.
Forcat e policisë dhe zjarrfikëses shkuan në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur nxjerrjen e foshnjës, por fatkeqësisht raportohet se ndërroi jetë gjatë transportit në spital.
Informacion paraprak nga Policia:
Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L.
Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



