Izraeli nis operacion “të kufizuar” tokësor në Libanin jugor

Izraeli nis operacion “të kufizuar” tokësor në Libanin jugor

Izraeli tha se trupat e tij kanë nisur një operacion “të shënjestruar dhe preciz” tokësor në jug të Libanit, që ka në shënjestër Hezbollahun, grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit që mbështetet nga Irani.

Izraeli nisi këtë operacion tokësor pavarësisht kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara në mes të frikës se një veprim i tillë do të mund të nxjerrë jashtë kontrollit ngjarjet në Lindjen e Mesme.

Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se objektivat e saj ndodheshin në fshatrat afër kufirit që përbënin “një kërcënim të menjëhershëm për komunitetet izraelite në Izraelin verior”.

Në deklaratën e ushtrisë izraelite gjithashtu thuhet se forcat ajrore dhe artileria po mbështesnin forcat tokësore me “sulme të sakta”.

Banorët në qytetin kufitar libanez të Aita al-Shabit njoftuan për sulme me artileri të rëndë dhe zhurmë helikopterësh dhe dronësh.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se Izraeli informoi Shtetet e Bashkuara për sulmet. Ai tha se ato u konsideruan si “operacione të kufizuara të përqendruara në infrastrukturën e Hezbollahut pranë kufirit”.

Luftimet më parë sporadike ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut u përshkallëzuan më 8 tetor 2023, një ditë pas sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit nga persona të armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës - kur Hezbollahu qëlloi në pozicionet izraelite, në solidaritet me palestinezët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy