Grimierja, ekspertja e ngjyrës së flokëve dhe sipërmarrësja Erisa Ruko, e cila nga vajzë e thjeshtë emigrante në Greqi, sot shkëlqen me talentin e saj dhe është pronare e 20 punëtorëve, rrëfen historinë e jetës së saj.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tregoi se çdo shqiptar duke ikur nga Shqipëria ka synim që të shkojë sa më lartë dhe synimi i saj është që të shkonte në Greqi, ishte pa plan.
Ruko thotë se kishte dëshirë të shkonte në Greqi, pasi një pjesë të familjarëve nga nëna ishte këtu, dhe u largua në moshën 22-vjeçare.
Në moshën 20-vjeçare kam kryer një kurs në Fier, që fëmijë isha karakter pak më i fortë, dominoja dhe ku shkova dukesha që doja diçka timen.
Edhe në Fier hapa një sallon timin për dy vjet, më pas njoha bashkëshortin. Por stonoja dhe doja diçka tjetër si në lidhje me punën dhe me jetën. Isha më open mind për vendin.
E nisa nga minus zero se erdha në mënyrë ilegale. U nisa për nga mali se është realitet i hidhur për gjithë shqiptarët. Por kam ardhur me mënyrë tjetër dhe ajo nuk ishte shumë e mirë.
Si gjithë shqiptaret doja të filloja punë të pastroja, nuk e mendoja se do filloja në profesionin tim. Fati ndonjëherë të troket në derë, kur ke yllin mbi kokë. Mu dha një ofertë që të filloja si ndihmëse në një sallon.
Kjo ishte puna e parë, pas dy javës doja të punoja. Gjuhën e dija fare pak. Racizmi ka qenë për të gjithë njerëzit. Nëse si popull të shohin se ti punon, të mbështes.
100% e klientelës sime janë grekë dhe më kanë bërë të jem kjo që jam sot. Kam pasur vështirësi se kur thosha që jam shqiptare stepeshin, por kur shikonin punën time thoshin bravo.
Mendoja se dija punën, por fillova nga zero e mësova, me shumë respekt dhe disiplinë. Nëse hyn në sallon respekti për klientët është në maksimum.
Duke qenë nënë dhe ke familje të bësh balancën punë dhe biznes kjo është shumë e vështirë. Kur hapa biznesin isha nënë e një fëmije, në vitet në vijim bëra dhe dy të tjerë.
Shumë herë do një buxhet për të hapur diçka, por më shumë duhet të besojmë në veten dhe aftësinë tonë. Jeta të bën lojëra të tilla që ti mendon se je në majë, por të jep një goditje dhe thua çfarë po bën.
Në vitin 2021 hapa një biznes edhe më të madh, shumë energji, shumë lekë dhe shumë kohë nga koha ime, para Covid. Ngela shtatzënë me fëmijën e katërt, shtatzënia nuk vazhdoi u ndërpre në muajin e gjashtë.
Isha në një dilemë për jetën, bëra operacion. Aty u dërrmova, u demoralizova, lashë punën pas dore dhe ngrihem një ditë dhe them nuk do çmendem, nuk do shkatërroj këtë që kam ndërtuar.
E mbylla biznesin. E mbylla atë biznes dhe jam këtu ku jam te biznesi i parë që kam hapur. Ishte një lojë që të bënte mendja në shumë drejtime.
Bashkëshorti është shoku im më i mirë, ai më mbështet, i di të gjitha gjërat. Trendet e fundit të flokëve janë prerja butterfly, ngjyrat më të ngrohta, çokollatë, moka.
Sukses është që kemi punë dhe klientët kërkojnë dhe kemi aq shumë punë sa klientët luten vetëm t’iu lësh një orar, pak rëndësi ka se kur. Dhe unë i them vetes, ua erdhi dita.
Kam shumë shqiptarë në staf, nuk është se i kam përzgjedhur, ka qenë rastësi. Njeriu që vjen këtu paguan që të marrësh një punë të mirë që t’i rregullosh psikologjinë.
Ne jemi këtu që t’i japim një suport femrës tjetër. Duhet të kem shumë energji që ta përcjellë tek të tjerët. Është marketing dhe është një nga armët e mia.
Në momentin që kjo nuk rregullon veten e vetë, thotë si do më rregullojë mua, ndaj dhe kujdesem.
Në maj na u bë një ofertë si sallon që të ishim pjesë e një eventi shumë të madh në Montekarlo, ishte dhe princi Alberto, grimuan grekët që ishin pjesëmarrës.
Ishte kënaqësi shumë e madhe, 15 persona ishin makijazh dhe stilim flokësh, punuam me rreth 40 vetë në total dhe këto janë momente që mbahen mend.



