Pula: Vizita e Ursula von der Leyen në Prishtinë, në  kuadrin e një shëtitje të saj në rajon, asgjë konkrete. Procesi i bisedimeve, i dështuar (VIDEO)

Pula: Vizita e Ursula von der Leyen në Prishtinë, në  kuadrin e një shëtitje të saj në rajon, asgjë konkrete. Procesi i bisedimeve, i dështuar (VIDEO)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha dje në Prishtinë se duhet themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në mënyrë që KE-ja t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Këtë vizitë, njohësi i mirë i Marrëdhënieve Nderkombëtare, Shqipërim Pula, përmes një interviste në MCN live, e cilëson asgjë më shumë se një shëtitje të presidentes së Komisionit Evropian në rajon pa asgjë konkrete.

Vizita e zonjës Van der Lyen është në kuadrin e një shëtitje të saj në rajon dhe pa ndonjë rezultat konkret. Në veçanti për Kosovën, për shkak se për aq sa e dëgjuam ne konferencën për media, ajo nuk dha ndonjë datë për heqjen apo tërheqjen e masave kundrejt Kosovës. Në anën tjetër e kërkoi çështjen e përmbushjes së dëbimeve për të dy palët që kanë të bëjnë me njohjen e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës dhe krijimin e Asociacionit nga ana e Kosovës, pro si njëra dhe tjetra janë mjaft larg për të ndodh, madje nuk presim se do të ndodh. Por, ajo që është e rëndësishme është se këto takime janë pothuajse në përfundim të mandatit të tyre, sepse e dimë se Unioni Evropian ka edhe dy samite të radhës dhe pastaj shkojnë në zgjedhje prandaj ko është brenda një kuadri të asaj shëtitje diplomatike te vendet e Ballkanit Perëndimor dhe asgjë më tepër.

Sipas Pulës, takimet janë thjeshtë në përfundim të mandatit të Unionit Evropian dhe se ata nuk kanë përmbushur detyrimin e tyre ndaj këtij procesi të bisedimeve.

Unioni evropian nuk e ka përmbushur detyrimin e saj siç do duhej se në asnjë herë në asnjë rrethanë as nuk kemi parë ndonjë veprim as nuk kemi dëgjuar ndonjë kërkesë insistuese ndaj Beogradit zyrtar që ta respektojë vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë, vendim që e ka njohur aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe të drejtën legjitime për vetëvendosje të qytetarëve për pavarësi.

Analisti Pula thotë se Kosova ka filluar një proces dialogimi pa arritur paqen.

Sipas tij, procesi i dialogut është tashmë pothuajse i dështuar.

Fatkeqësisht se kemi filluar një proces dialogimi pa arritur një traktat paqeje. Dhe nëse shihet nga perspektiva e se drejtës ndërkombëtare ne relacion me krijimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, i bie qe ne me Serbinë jemi formalisht akoma në luftë, por që kemi filluar negociatat duke mos e njohur njëra-tjetrën.

Pra, problemi qëndron te fillesat e gjithë këtij procesi me idenë dhe me planin prezantuar mbi normalizimin. Prandaj çdo gjë kohe ka treguar se ky proces pothuajse është i dështuar sepse me Serbinë fshiqnje është problem të arrihet një dakordancë dhe të vjen deri te rruga e zbatimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy