Tirana, ndër qytetet më të ndotura/ Gjoka: Ndërtimi dhe transporti dy faktorët kryesorë

Tirana, ndër qytetet më të ndotura/ Gjoka: Ndërtimi dhe transporti dy faktorët kryesorë

Në raportin më të fundit të “Numbeos”, Tirana renditet ndër të fundit në Europë për cilësinë e jetesës dhe një ndër parametrat që ka shënuar rrite të ndjeshme është niveli i lartë i ndotjes së ajrit.

Duke folur mbi këtë çështje përmes një lidhje skype në MCN TV eksperti mjedisit Rodion Gjoka tha se dy faktorët kryesorë që kontribuojnë në ndotjen e mjedisit janë, sektori i ndërtimit dhe transporti.

Tirana paraqitet si qyteti me ngarkesën më të madhe të ndotjes dhe cilësisë së ajrit, i ndjekur nga Elbasani, më ndryshe paraqitet Durrësi dhe Shkodra. Përpos periudhës së karantinës, qoftë periudha para dhe pas të dy ndotësit shfaqen mbi parametrat e lejuara. Nëse i krahasojmë me standardet e OBSH, këto nivele i kalojnë dyfish normat. Ndotja e ajrit shkakton fatalitete që nuk janë të pakta. Askush nga drejtuesit e institucioneve lokale dhe qendrore nuk denjon të japë një deklaratë dhe ta adresojë këtë çështje. Në kushtet kur auditimet dhe inspektimet mungojnë, profesionistët dhe buxhetet e alokuara nuk arrijnë të bëjnë punën e tyre. Sot kemi dy kontribuues kryesor të ndotjes, ndërtimi dhe transporti. Sa i takon ndërtimit situata është kritike. Flota e mjeteve që përdoren për ndërtim, mënyra si prishen objektet, ndërtimet në vetvete janë përgjegjëse për ndotjen deri te fatalitetet për qytetarët. Ligji për lejet e mjedisit kërkon që çdo subjekt të paraqesë një vlerësim të ndikimit në mjedis dhe pastaj të paraqesë lejen për ndërtim. Bizneset nuk e kryejnë vlerësimin e ndikimit në mjedis. Sa i takon transportit, në parantezë çmimi i shtrenjtuar i karburanteve s’ka sjellë ndonjë ndryshim në cilësi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy