Policia Rrugore e Tiranës jep një mesazh për të gjithë drejtuesit e mjeteve që bëjnë parakalime të gabuara, duke iu kujtuar gjobën që i pret.
Kërkohet që pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë.
Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1000 deri në 3000 lekë të rinj.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.



