E moshuara tregon ngjarjen në Shkodër: Po bënin zhurmë dhe e shanë, burri mori çiften dhe qëlloi

E moshuara tregon ngjarjen në Shkodër: Po bënin zhurmë dhe e shanë, burri mori çiften dhe qëlloi

Bashkëshortja e Fasli Hykës, Hyrije Hyka, 83 vjeçe ka dëshmuar se si burri i saj qëlloi në drejtim të tre të rinjve të cilët i shpëtuan plumbave.

83 vjeçarja rrëfen se bashkëshorti i saj Fasli Hyka dëgjoi disa zhurma pas mesnate që vinin nga rruga dhe po i shqetësonin dy të moshuarit.

Në atë moment ka telefonuar policinë duke i kërkuar që të vinin për të vendosur qetësinë. Pa kaluar shumë kohë 83 vjeçarja e cila ndodhej në shtrat në atë moment tregon se dikush e ka sharë burrin e saj i cili ka marrë çiften më pas duke qëlluar në drejtim të tyre.

Bashkëshortja e 83 vjeçarit që u arrestua nga FNSH pasi u neutralizua brenda banesës në operacionin që zgjati 3 orë e gjysëm, thotë se burri i saj deshi të dorëzohej në polici në orët e mëngjesit ndaj edhe nuk pranoi më përpara derisa u arrestua pas ndërhyrjes nga efektivët.

Fasli Hyka sipas bashkëshortes së tij përveç punëve normale gjatë regjimit të komunizmit ka punuar edhe në sigurimin e shtetit si agjent vullnetar.

83 vjeçarja është e vetme në shtëpi tashmë pas arrestimit të burrit të saj ndërsa lëviz me shumë vështirësi për shkak të disa sëmundjeve që ka.

Çifti i të moshuarve jetojnë prej vitesh të vetëm në shtëpi ndërsa autori i dyshuar Fasli Hyka ka një djalë nga martesa e tij e parë. Hyrije Hyka do ta ketë të vështirë ta përballojë jetesën e vetme për shkak të sëmundjeve që ka dhe se nuk mund të dalë nga shtëpia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy