LSI kundër rritjes së akcizës së gazit: Rëndon mijëra qytetarë

LSI kundër rritjes së akcizës së gazit: Rëndon mijëra qytetarë

Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshton rritjen e akcizës së gazit. LSI-ja ka dërguar në Parlament një amendament mbi ligjin për rritjen e akcizës së gazit, duke kërkuar heqjen e nenit 4 të projektligjit të paraqitur nga Ministria e Financave.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së shprehet në letër se kjo nismë është “kosto që rëndon buxhetin e familjarëve, pasi rritja është tepër e lartë krahasuar kjo me çmimin aktual të gazit që përdoret për furnizimin e automjeteve të qytetarëve”.

Vasili sqaron në letër se mijëra qytetarë kanë përshtatur automjetet e tyre për përdorimin e gazit me synim që të shpenzojnë më pak dhe këtë metodë sipas kreut të grupit të LSI-së, e kanë ndjekur edhe shumë sipërmarrje duke përshtatur mjetet e tyre të transportit.

Për këtë arsye, ai thotë se rritja me 25% e çmimit aktual do t’i rëndojë ata.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy