Përdhunimi i 15-vjeçares/ Çfarë ndodhi në gjyqin e pesë abuzuesve

Përdhunimi i 15-vjeçares/ Çfarë ndodhi në gjyqin e pesë abuzuesve

Gjykata e Lezhës ka lënë burg 5 personat e arrestuar për abuzim seksual me dhunë me një të mitur 15-vjeçare në Tarazh të Mirditës. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se 5 përsonat e kanë mohuar akuzen e ngritur ndaj tyre, duke deklaruar se nuk kanë abuzuar me të mituren. Ndërsa 17-vjeçari me iniciale A. Gj., ka pranuar se duke qenë nga i njëjti fshat ka patur komunikim me vajzen, por asnjë llojë lidhje me të. Pavarësisht pretendimeve të tyre gjyqtari Jak Ndoka pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për shtetasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë Lleshi, ndërsa për 17-vjeçarin me iniciale A. Gj., u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg”, me afat 30 ditë, duke i dhënë kohë prokurorisë që të paraqesë prova të tjera që e implikojnë atë në këtë ngjarje.

Vendimi i Gjykatës së Lezhës pritet të ankimohet nga avokatët e 5 personave të cilët në seancën gjyqësore, kërkuan një masë më të butë për klientet e tyre. Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë zgjati reth 5 orë, pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me dosjen e prokurorisë. Ndërkohë pranë ambienteve të jashtme të gjykatës kishte familjar të të arrestuarve, por ata refuzuan që të flasin për mediat. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A. Gj., u arrestuan të martën nga policia, pas denoncimit të një vajze 15-vjeçare, e cila pretendon se përmes shantazhit është përdhunuar nga 5 personat.

Deri në këtë fazë hetimesh rezulton se përsoni i parë që ka abuzuar me të miturën është 32-vjeçari Artan Kaçorri. Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën dhe në muajin mars madje i kishte blerë dhe një telefon për të komunikuar me të. Kaçorri i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilët më pas ju ka shpërandërë dhe 4 përsonave të tjere mes të cileve dhe nipit të tij 17-vjeçarit me iniciale A. Gj. Përmes video dhe fotove 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur. Ata kanë kryer marrëdhënie seksuale më të mituren në makinë dhe banesa të braktisura të fshatit. Por pas disa kohësh shqetësimin e vajzes kishin arritur ta kuptojnë edhe familjaret e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur.

Ajo ka bërë denoncim në polici dhe si provë ka paraqitur telofonin me mesazhet dhe videot e fotot shantazhuese të cilët i kishin dërguar 5 personat. Menjëherë pas denoncimit ata u arrestuan dhe ndaj tyre është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Në lidhje me këtë ngjarje makabër që tronditi Mirditën, në sheshin “Abat Doçi” në Rrëshen është thirrur një manifestim nga organizata të ndryshme, i cili do të zhvillohet ditën e premte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy