Kryeprokurori Adriatik Llalla, i akuzuar sot drejtpërdrejt nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se po pengon reformën në drejtësi, ka folur sot në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut dhe ka bërë sërish akuza të forta në drejtim të tij. Sipas Llallës, ai duhet të mbajë vendin e tij si amabasador, ndërsa shkoi edhe më tej kur tha se reformën në drejtësi e kanë bërë ish-sigurimsa. “Ambasadori nuk është Guvernatori i Shqipërisë nuk mund të vijë në Shqipëri sikur është drejtuesi i këtij shteti.
Punonjës të komunizmit, ish sigurimsa kanë hartuar draftin reformës në drejtësi. Ambasadorët kanë zgjedhur njerëzit e komunizmit për të reformuar drejtësinë”,- tha Llalla.
Ndërkohë kreu i organit të akuzës është shprehur se nuk ka frikë të hetojë edhe drejtues të lartë të shtetit kur ka akuza ndaj tyre.
“Nuk kam frikë të hetoj. Pas deklaratës së ish-ministrit kanë nisur edhe hetimet e para. Menjëherë pas konferencës së mbajtur nga Manjani është regjistruar si procedim penal, dhe ka nisur hetimi për akuzat e bëra. Por duhet koha e nevojshme për hetimet”, u shpreh kryeprokurori Llalla.



