Basha pas takimit me ambasadorët: Kërkova mbështetje ekonomike dhe politike

Basha pas takimit me ambasadorët: Kërkova mbështetje ekonomike dhe politike

Pas takimit me ambasadorët e vendeve të BE-së, kryedemokrati Basha tha se u ka kërkuar atyre mbështetjen politike për integrimin dhe ekonomike për shkak të pandemisë. Basha tha se familjet shqiptare janë akoma më të varfra seç ishin para pandemisë.

Kam kërkuar ndihmën e vendeve anëtare që Shqipëria të plotësojë kushtet e integrimit, që të hapë negociatat, dhe të ketë mbështetje politike dhe ekonomike. E ka dhe më shumë të nevojshme.
çështja e dytë ka qenë ekonomike. Pasi Rama kërkon që ehe në kohë pandemia t’i çojë lekët diku tjetër. 7 në 10 familje shqiptarë janë në humnerë ekonomike. Nuk ka asnjë mbështetje simbolike. Në tërësi është një situatë shumë e vështirë, si tek baza ushqimore por dhe tek biznesi që po falimenton. Bizneset prodhuese janë në vështirësi. Nga ana tjetër me ardhjen e sezonit veror sërish bizneset janë në vështirësi. Këto ishin dy shqetësimet e mia. Ne do të bëjmë gjithçka që të ecë integrimi dhe nga ana tjetër. Kriza politike po thellohet. Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në rrugën e BE. 50% e popullsisë ishin në kushte varfërie para pandemisë. Kjo shifër tani është rritur. Biznesi po falimenton, edhe bizneset e mëdha po vihen në vështirësi të mëdha. Me ardhjen e sezonit të verës, turizmi është sektori më i goditur
”, tha ai.

Sa i takon punës për reformën zgjedhore, Basha tha se PD mbetet e përkushtuar për zgjedhje të ndershme.

Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm. Zgjedhje të lira e të ndershme një orë e më parë. Opozita nuk mund të jetë fasadë. Përgjegjësia për mbarëvajtjen e reformës zgjedhore është tërësisht e Partisë Socialiste”, tha ai.

Lidhur me shembjen e Teatrit, Basha tha se do të vërë para përgjegjësisë autorët me të marrë pushtetin.

Hetimi dhe vënia para përgjegjësisë e atyre që kryen këtë krim makabër është kusht dhe zotim i yni që do të bëhe realitet vetëm atëherë kur vendi të mos ketë këtë qeveri”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy