Përballja për dialogun Kosovë-Serbi, Hamidi: Takimi Kurti-Vuçiç tregoi sa larg janë palët me njëra-tjetrën (VIDEO)

Përballja për dialogun Kosovë-Serbi, Hamidi: Takimi Kurti-Vuçiç tregoi sa larg janë palët me njëra-tjetrën (VIDEO)

Për herë të parë, në tryezën e dialogut, sot Aleksandër Vuçiç pati Albin Kurtin.  Deklaratat që pasuan takimin e tyre, ishin dëshmi e një takimi që nuk ka qenë i lehtë.

Analisti Lavdim Hamidi përmes një lidhje Skype nga Kosova e cilësoi si të pritshëm rezultatin e takimit. Sipas tij takimi tregoi se sa larg janë palët me njëra-tjetrën, ku presidenti serb bëri të qartë se nuk do ta njohë Kosovën dhe Kurti bëri të qartë se nuk do të formohet Asosacioni i komunave serbe që Serbia kërkon. Hamidi po ashtu tha se nuk pret që Vuçiç të nënshkruaj njohjen e ndërsjellë.

Intervista e plotë:

Provokim, luftë nervash, shprehje force, çfarë ishte ky takim i parë për ju?

Hamidi: Ishte një takim i pritur se kështu do të zhvillohej mes Vuçiç dhe Kurtit. Në këtë takim u bë e ditur se sa larg janë palët me njëra tjetrën. Presidenti serb bëri të qartë se nuk do ta njohë Kosovën dhe Kurti bëri të qartë se nuk do të formohet Asosacioni i komunave serbe që Serbia kërkon. Këto deklarata tregojnë se sa larg është normalizimi mes dy vendeve, nuk pres një marrëveshje përfundimtare sepse shumë zhvillime do të ndodhin në rajon dhe Europë. Kemi zgjedhje presidenciale në Serbi dhe zgjedhje në Francë. Nuk pres që Vuçiç të nënshkruaj njohjen e ndërsjellë.

Kurti, ka bërë 4 propozime konkrete ne takim, mes tyre, një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën dhe pas njohjes së ndërsjellë të ketë reciprocitet bilateral. Si ju duken këto propozime?

Hamidi: Asnjë prej propozimeve nuk ka pranuar Serbia, ka shkuar në takim vetëm për Asosacionin. Ka pasur përplasje mes tyre dhe takimi i korrikut pritet të jetë po ashtu pa asnjë rezultat. Diplomacia do të tentojë arritje marrëveshjesh në parim. Nëse nuk do ketë edhe në korrik marrëveshje do futemi në një fazë pushimesh dhe më pas në Kosovë ka zgjedhje lokale dhe më pas zgjedhje do ketë edhe në Serbi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy