Kreu i mazhorancës qeverisëse në Malin e Zi Dritan Abazoviç, ka paralajmëruar se nëse aleatët shkelin qoftë edhe një pikë të marrëveshjes së nënshkruar të mërkurën, atëherë qeveria do të bjerë.
Ai ka lënë të kuptohet se nuk do të pranojë asnjë diskutim mbi ndryshimin e qasjes së vendit ndaj Kosovës apo NATO-s.



