Danimarka heq nga përdorimi vaksinën Johnson & Johnson

Danimarka heq nga përdorimi vaksinën Johnson & Johnson

Autoriteti shëndetësor i Danimarkës njoftoi të hënën se vendi ka vendosur të heqë nga përdorimi vaksinën Johnson dhe Johnson kundër COVID-19.

"Autoriteti Danez i Shëndetësisë ka arritur në përfundimin se përfitimet e përdorimit të vaksinës nga Johnson & Johnson nuk tejkalojnë rrezikun e shkaktimit të efekteve të dëmshme, VITT, në ata që marrin vaksinën. Ndaj, Autoriteti Shëndetësor do të vazhdojë programin danez të vaksinimit masiv kundër COVID-19 pa vaksinën Johnson & Johnson", thuhet në deklaratën e Autoritetit Danez të Shëndetësisë.

Vendimi "do të ndikojë ndjeshëm" në shtrirjen e vaksinimit për personat e moshës mes 20 dhe 39 vjeç, për të ciliët procesi do të vonojë deri në katër javë.

Që nga 1 maji, më shumë se 1.3 milion e 5.8 milion e popullsisë së vendit kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Vaksina Johnson & Johnson, e njohur gjithashtu si Janssen u bë vaksina e katërt që miratohet për përdorim në të gjithë Bashkimin Evropian nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) pas Pfizer / BioNTech, AstraZeneca / Universiteti i Oksfordit dhe Moderna.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy