
57-vjeçari Rexh Lushi dhe nëna e tij kanë ndërruar jetë orët e para të mëngjesit të sotëm pasi banesa e tyre në fshatin Nikoliq të Hasit u përfshi nga flakët.
Gazetarja Bendis Druni tha gjatë një lidhje me MCN Live se dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Bashkëshortja ka arritur të shpëtojë, ndërkohë që 57-vjeçari është rifutur për të shpëtuar nënën e tij, por është bllokuar mes flakëve.
Nuk kemi një shkak zyrtar, por dyshohet se mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por mbetet për t’u konfirmuar.



