Koreja e Veriut ekzekuton 30 adoleshentë, panë filma të Koresë së Jugut

Koreja e Veriut ekzekuton 30 adoleshentë, panë filma të Koresë së Jugut

Koreja e Veriut ka ekzekutuar 30 nxënës të shkollës së mesme të shpallur fajtorë se kanë parë filma të Koresë së Jugut.

Filmat thuhet se ishin ruajtur në USB-të që qarkullonin nga dezertorët e Koresë së Veriut.

Ekzekutimi i adoleshentëve raportohet që të ketë ndodhur gjatë javës së kaluar.

Autoritetet e Koresë së Veriut kontrollojnë rreptësisht dhe ndëshkojnë ashpër banorët bazuar në tre të ashtuquajturat ligjet “e liga”.

Drupal Ad

Një prej tyre është Akti Reaksionar i Ideologjisë dhe Refuzimit të Kulturës i Koresë së Veriut, i cili i ndalon individët të shpërndajnë materiale që kanë origjinën në Korenë e Jugut, SHBA ose Japonia.

Ky nuk është rasti i parë që koreano-veriorët thuhet se vriten për lidhjen e tyre me përmbajtje nga fqinji i tyre jugor.

Sipas një raporti të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së të vitit 2022, një burrë në provincën Kangwon u vra nga një skuadër pushkatimi pasi njësia e vëzhgimit të lagjes e pa duke shitur përmbajtje dixhitale nga Koreja e Jugut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy