
Katër njerëz vdiqën dhe rreth 900,000 të tjerë mbetën pa energji elektrike për shkak të stuhive të forta që goditën provincat lindore kanadeze të Ontarios dhe Quebec.
Këtë lajm e kanë konfirmuar autoritetet lokale.
Policia e Ontarios tha në Twitter se tre persona vdiqën dhe shumë të tjerë u plagosën për shkak të një stuhie të fortë verore. Një burrë u vra kur një pemë ra në rimorkion ku ai po qëndronte.
Një grua 70-vjeçare u shtyp gjithashtu nga një pemë teksa po ecte kur stuhia shpërtheu.
Në Otavë, një tjetër person humbi jetën nga stuhia, por policia lokale nuk dha detaje të tjera. Viktima e katërt është një grua pesëdhjetë vjeçare. Ajo u mbyt kur varka e saj u përmbys në lumin Otava, i cili ndan Otava nga Quebec.



