Domi: Valbona lider në frekuentimin nga turistët, bizneset të rrisin cilësinë e shërbimit

Domi: Valbona lider në frekuentimin nga turistët, bizneset të rrisin cilësinë e shërbimit

Kryetari i qarkut të Kukësit, Abdullah Domi, thotë se dje u bë çelja e sezonit turistik duke nënvizuar se Gryka e Valbonës, ka frekuentim të vazhdueshëm.

Ai bëri të ditur për MCN Tv, se çelja e sezonit u bë bashkë me Bashkinë Tropojë, ndërsa nënvizoi se Valbona është lider në frekuentim.

Domi deklaroi se po jepet një frymë e re për ata që vizitojnë qarkun Kukës, por edhe zonën e Shishtavecit, Bushtricës, Hasit.

Pyetjes se viteve të fundit Valbona nuk i shpëtoi ndërtimeve, përfshi dhe HEC-et, Domi tha se nga shpallja zonë e mbrojtur e Luginës së Valbonës, ka ndalim të dhënies së lejeve dhe tendencë të hidrocentraleve që janë ndërtuar, për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme, me pyllëzim të terrenit.

Janë disa leje të dhëna më herët, por është stopuar dhënia e lejeve. Çdo ditë në Luginën e Valbonës, pak e ndjen shkatërrimin e bërë më parë, për shkak të rehabilitimit të zonave.

Për Valbonën ka rikthim të vëmendjes për të rikuperuar çfarë mund të rikuperohet. Ka ndërtime që ka pasur devijime nga planet, por po risistemohet, në gjithë luginën, përveç sistemimit të ujërave të zeza, ka rehabilitim të gjithë rrjetit elektrik në zonë.

Vëmendje e shtuar është treguar për vijëzimet, koshat, por edhe ujësjellësat. Tashmë kërkohet që nga autoritetet apo bizneset se duhet të shtojnë cilësinë e shërbimit dhe rritjen e kapaciteteve akomoduese.

Në fundjavë është vështirë të gjesh vende të lira, janë 15 hotele, 14 bujtina me rreth 900 shtretër, kërkojnë cilësi akoma më shumë për t’iu afruar turistëve vendas apo të huaj një cilësi shërbimi.

Alpet janë të populluara thuajse çdo ditë me turistë të huaj, vendas, nga Kosova dhe trojet shqipfolëse. Ka masivitet të vendeve të perëndimit, nga Polonia, Çekia apo turistë që kanë dëshirë për sportet e aventurës.

Kemi të shpallura në faqet e web gjithë guidat që mund të përshkojnë këtë zonë. Përditësohen herë pas here që të bëhen investime në këtë fushë në mënyrë që turistët të jenë të përditësuar me të gjitha destinacionet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy