
Mendoj se Gjermania do të marrë një përgjegjësi të veçantë për organizimin e artilerisë dhe mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Kështu deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz në fjalimin e tij në Pragë, duke kërkuar planifikimin dhe koordinimin në Europë për të ndihmuar Kievin që të mbrohet kundër Rusisë në planin afatgjatë.
Një konferencë ndërkombëtare e ekspertëve për rindërtimin e Ukrainës do të mbahet në Berlin më 25 tetor.
Gjermania dhe Bashkimi Europian synojnë të vazhdojnë t’i japin mbështetje Kievit.



