Qeveria s’kryen dot shpenzimet, Buxhuku: Goditjet e SPAK po shkaktojnë kaos në radhët e administratës

Qeveria s’kryen dot shpenzimet, Buxhuku: Goditjet e SPAK po shkaktojnë kaos në radhët e administratës

Edhe këtë vit, qeveria po përjeton një situatë mjaft të mirë të të ardhurave buxhetore, duke vijuar të grumbullojë të ardhura mbi planin. Por ajo që bie në sy është niveli shumë I ulët I shpenzimeve qeveritare.

Lidhur me këtë eksperti Gjergj Buxhuku në ‘MCN Economy’ u shpreh se qeveritë kanë interes që në vitet zgjedhore të shtojnë shpenzimet, por prezenca e SPAK në terren po luan një rol të madh në frenimin e tyre.

Ai tha se frika nga institucionet drejtësisë është duke frenuar kryerjen e tenderave të paracaktuara dhe se me goditjen që SPAK ika bërë figurave publike ka krijuar frikë dhe institucionet.

Sipas tij të gjitha këto janë shenja të një sistemi qeverisës problematik që lidhet drejtpërdrejtë me korrupsionin.

Përsa i përket mosrealizimit të shpenzimeve kjo është histori e vjetër, nuk është problemi te kjo qeveri, por unë them se logjika është për të kuptuar pse duhen bërë planifikimet dhe pse të ardhurat dhe shpenzimet duhet të jenë gati të njëjta, është se kjo i jep oksigjen ekonomisë.

Natyrisht shtohet këtu dhe ndërkohë që merr borxh të ri nuk je në gjendje të shpenzosh ato para që ke sepse lind pyetja sa rritet borxhi i kësaj kostoje duke mos e shlyer sepse në të kundërt është si një familje që merr një borxh që s’di ku ta shpenzojë por kredia rritet.

Kjo vjen nga mos aftësia e institucioneve shtetërore për të ekzekutuar shpenzimet e planifikuara.

E dyta është pak e çuditshme sepse kur ka periudha zgjedhore këto para hidhen në treg dhe sa më parë të hidhen krijon një klimë më të mirë financiare ekonomike që shpreson ti përkthehet me vota, por nuk përkon kështu këtë vit zgjedhor dhe mendoj se ndikon prania e institucioneve të drejtësisë që është SPAK.

Zakonisht në vite zgjedhore partitë janë të interesuara të hedhin sa më shumë fond në treg këtë vit nuk po ndodh dhe përveç paaftësisë së institucioneve është prania e SPAK në terren që do të thotë se një pjesë e madhe e këtyre shpenzimeve dhe kjo gërryen buxhetin e shtetit, taksat e qytetarëve dhe shfaqet me egërsinë e një korrupsioni të organizuar.

Kjo fushatë që ka ndërmarrë SPAK dhe me goditjen e figurave të rëndësishme politike dhe administrative duket sikur ka ngjallur frikë dhe po ta vësh re të gjithë titullarët politikë thonë nuk dimë gjë se firmat i kanë hedhur punonjësit e administratës.

Ndodh që këta hedhin firmat, por paratë e korrupsionit i marrin titullarët që i kanë emëruar këta në punë. Tani trysnia e SPAK bëjnë që punonjësit e nivele teknike të tërhiqen.

Situata është historike fakti që në muajt e parë të vitit financiar shkalla e shpenzimeve është e ulët në përgjithësi, por rekordi i krijuar vitin e parë dhe fillimi i këtij viti që përkon me vit zgjedhor shfaq të njëjtën pamje tregon se ka faktorë të tjerë siç është frika e punonjësve të administratës për të marrë përsipër përgjegjësi dhe prania e SPAK.

Të gjitha këto janë shenja të një sistemi qeverisës dhe problematik që lidhet drejtpërdrejtë me korrupsionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy