
Dmitry Kiselyov, fytyra e propagandës ruse në televizionin shtetëror, Russia 1, ka nisur një kërcënim të ri bërthamor për Britaninë e Madhe. Gjatë transmetimit të mbrëmjes së të dielës, Kiselyov i kërkoi Rusisë që të “fshijë Britaninë” me dronin e nëndetëses Poseidon.
Do të shkaktonte një valë radioaktive aq sa do ta zhyste atë ishull të vogël në thellësitë e oqeanit.
Poseidon është një bombë me dron 100 megatonësh. Forca e saj përllogaritet afërsisht 1000 herë më e madhe se Hiroshima.
Do të shkaktonte një cunami që do të shkatërronte plotësisht Mbretërinë e Bashkuar.
Në sfond, teksa Kiselyov fliste, një grafik tregonte raketën dhe Mbretërinë e Bashkuar të fshirë nga harta e botës.
Poseidoni do të kthente të gjitha mbetjet e Britanisë në një djerrinë radioaktive të papërdorshme për asgjë.
Prezantuesi kishte kërcënuar më herët Mbretërinë e Bashkuar me hipotezën e një sulmi me raketën bërthamore Sarmat 2, të testuar disa javë më parë.
Ai e cilësoi raketën të aftë për të shkatërruar plotësisht vendin.
Ishulli është aq i vogël sa Sarmat mund ta fundos një herë e përgjithmonë. Raketa është në gjendje të shkatërrojë një zonë me madhësinë e Teksasit. Do të mjaftonte të shtypje një buton për të fshirë përgjithmonë Anglinë.
Kërcënimet përmes televizionit shtetëror ndjekin një model që është zhvilluar në mediat ruse ditët e fundit. “Viktima” kryesore është Britania e Madhe. Sipas Rusisë, Boris Johnson ishte i pari që kërcënoi Moskën me një sulm bërthamor.
Nga ana tjetër për inteligjencën britanike, kërcënimet ruse janë rezultat i mbështetjes së fortë për Ukrainën në luftën kundër Kremlinit.



