
Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e kërkesës për pezullimin e ligjit për studentët e mjekësisë, i cili i detyronte të punonin për 5 vite në spitalet brenda vendit për t’u pajisur me diplomën, ose në të kundërt do t’u duhej të paguanin tarifën e plotë.
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në “MCN live”, u shpreh se vendimi i Kushtetueses foli drejtë.
Sipas tij, studentët e kishin të fituar betejën me diskutimet e drejtuesve të Fakultetit të Mjekësisë.
Gjykata Kushtetuese është niveli më i lartë që kemi ne në territorin shqiptar dhe me të drejtë kur sheh një shprehje 7:2 tregon shume qartë një informacion të rëndësishëm që vendos ta pezullojë.
Në fakt vendimi për pezullim ose mos firmosje të kontratave ishte arritur nga studentët javë më parë në një diskutim që kishin me drejtuesit e Fakultetit të Mjekësisë. Dhe në këtë moment është krejtësisht normale që ligji të pezullohet dhe se kur pezullohet një ligj që është qartësisht e qartë që bie ne sy si i drejtë, sepse po të ishte i drejtë, Kushtetuesja do ta kalonte dhe do të thoshte nuk ka nevojë çfarë ti gjykosh më tej ligjit dhe e pezullon.
Por vet fakti që e pezullon tregon qe udhet hequr dhe rregulluar më tej. I vetmi merak që kam është se është spostuar në një ligj dhe çështja do të shqyrtohet në themel.
Mjeku Alimehmeti, thotë se institucionet duhet të mbështesin studentet e rinj që të mos largohen nga vendi.
Sipas tij gjeneza duhet të filloi që në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, të cilat kanë mungesë të mjekëve, gjë që mohohet vazhdimisht.
Gjithë problemi është spostuar në një ligj. Problemi nuk është e gjithë ekzistenca e një ligji, sepse problemi është sot i pranishme, është i madh që nuk ka shërbime shëndetësor në shumë zona, dhe në ato ku ka, nuk është në nivelin që nevojitet, duhet përmirësuar.
Kemi vite që e themi dhe përballemi me fjalët që jo nuk ka vakanca. Po të shihni edhe raportin dhe kërkesat që kanë bërë studentët, del që vetëm 4% ka vakanca, qe mungokan pak vet, pra mohohet në mënyrë të vazhdueshme problemi.
Përderisa arrihet deri tek arritja e një krize të këtillë shoqërore pra se u vunë njerëzit kundër studentëve të mjekisë, këtë bëri ligji, pra, largoi më shumë seç duhet dy shtresa që janë një në fakt dhe punojnë për njëra tjetrën.
Neve duhet ti mbështetshim këta mjek. Ka kënaqësi të shërbesh vendit tënd, njerëzve të vet.



