Qeveria zvicerane njoftoi të mërkurën se planifikon të anulojë ndalimin e ndërtimit të termocentraleve të reja për të forcuar furnizimin lokal me energji në një kohë tensionesh të shtuara gjeopolitike.
Ministri i Energjisë Albert Roesti tha se qeveria do të paraqesë një propozim për të ndryshuar legjislacionin bërthamor deri në fund të vitit 2024, në mënyrë që të mund të debatohet në parlament vitin e ardhshëm.
“Në afatgjatë, termocentralet e reja bërthamore janë një mënyrë e mundshme për ta bërë furnizimin tonë më të sigurt në një kohë gjeopolitikisht të pasigurt”, tha Roesti në një konferencë për mediat.
Nisma thotë se të gjitha format e prodhimit të energjisë elektrike miqësore ndaj mjedisit dhe klimës duhet të lejohen.
Përkrahësit e saj duan të rihapin derën për energjinë bërthamore duke u fokusuar në teknologjitë e reja.



