"Pavarësisht nga sfidat që shtrihen përpara mbetem e bindur se po, e ardhmja është femra": Hillary Clinton rikthehet me një videomesazh për herë të parë që pas inaugurimit të presidentit Trump. Ajo ndodhet në Kaliforni së bashku me shumë personalitete të tjerë për të marrë pjesë në një konferencë për të folur për femrat.



