Akt normativ për frenimin e rritjes së çmimit të karburanteve/ Rama: Garanton vendimmarrje të shpejta

Akt normativ për frenimin e rritjes së çmimit të karburanteve/ Rama: Garanton vendimmarrje të shpejta

Qeveria ka miratuar aktin normativ të paralajmëruar për frenimin e rritjes së çmimit të karburanteve, duke synuar lehtësimin e barrës për konsumatorët në kushtet e luhatjeve në tregjet ndërkombëtare.

 

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se akti parashikon uljen e akcizës së naftës me 20%, në momentin kur çmimi i saj kalon pragun e 220 lekëve për litër, ndërsa për benzinën pragu është 200 lekë për litër.

 

Sipas tij, këto pragje janë vendosur për të garantuar një ndërhyrje të drejtë dhe të balancuar, në një situatë të diktuar nga faktorë të jashtëm, si ndikimi i luftës në tregjet globale.

 

Rama theksoi se qeveria nuk mund të kontrollojë zhvillimet ndërkombëtare, por ka detyrimin të amortizojë ndikimin e menjëhershëm mbi qytetarët, pa cenuar stabilitetin e financave publike.

Këtë javë kemi miratuar edhe aktin e premtuar normativ për uljen e akcizës së naftës, në momentin kur nafta, si pasojë e impaktit të luftës mbi tregjet ndërkombëtare, të kalojë limitin e 220 lekëve.

 Pra, ulja e akcizës me 20% është një masë që hyn në fuqi menjëherë kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër. 

Këto pragje janë paracaktuar për të garantuar një ndërhyrje të drejtë dhe të balancuar në raport me zhvillimet e tregut, të cilat janë zhvillime që ne nuk i kemi në dorë, nuk jemi shkaktarë të tyre dhe nuk kemi as fuqinë që t’i ndalojmë, përveçse kemi detyrimin që t’i trajtojmë në funksion të amortizimit të goditjes së menjëhershme mbi konsumatorët, pa cenuar, nga ana tjetër, stabilitetin e financave publike në një kohë kur pasiguria në tregjet ndërkombëtare mbetet e lartë dhe po aq edhe dinamike. 

Masa do të mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës ndërkombëtare, ndërsa Bordi i Transparencës, që është vënë në lëvizje, do të mbetet garant i çdo zhvillimi në tregjet globale për të reflektuar në mënyrë të drejtë dhe të verifikueshme atë çka duhet të ndodhë në tregun vendas. 

Ky është një reagim i duhur, i matur në kohë, që garanton vendimmarrje të shpejta, që mishëron përgjegjësi të plotë dhe që do të bëjë të mundur që qytetarët, drejtuesit e automjeteve, të mos abuzohen nga distributorët e naftës. 

Masat për të gjithë ata që do të shkelin çmimin e përcaktuar nga Bordi i Transparencës, në bazë të tregjeve, do të jenë drastike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy