Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka paralajmëruar sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
Përmes një postimi në Twitter, ai thekson se zyrtarët në fjalë akuzohen për korrupsion.
“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë.”, shkruan Blinken.
Deri tani nuk bëhen të ditur emrat se për cilët zyrtarë dhe ish-zyrtarë nga cilat shtete, u referohet saktësisht sekretari Amerikan i Shtetit.



