
Futbollistët e Partizanit do të prekin sot fushën e gjelbër të veshur ndryshe nga herët e tjera.
Ata do të mbajnë veshur gjatë takimit, fanella me emrin dhe portretin e Loro Boriçit, në përkujtim të 35-vjetorit të vdekjes së futbollistit.
Partizani dhe Laçi do të zbresin sot në fushë për t’u përballur në sfidën e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore.
Legjenda e futbollit shqiptar, Loro Boriçi, ka bërë historinë edhe me Partizanin, ndaj drejtuesit e klubit vendosën që në nderim të tij, lojtarët e skuadrës të mbajnë veshur fanellat me emrin e tij.
“Përherë në zemrat tona”, shkruhet në fanellat që do të mbajnë veshur lojtarët para ndeshjes.
Kompania “MCN” është sponsori i përgjithshëm i Klubit te Futbollit, Partizani.



