TikTok-u i shpëtoi jetën 27-vjeçares pasi ndjekësit dalluan simbolin që i kishin bërë bandat kriminale

TikTok-u i shpëtoi jetën 27-vjeçares pasi ndjekësit dalluan simbolin që i kishin bërë bandat kriminale

Pak ditë pasi Italia ngriti alarmin për ndikimin e TikTok në jetën e të rinjve, pasi një 10-vjeçare humbi jetën gjatë një sfide të platformës, dikush tjetër po i bën promocion aplikacionit, ndërsa tha se i shpëtoi jetën. Situate e një vajze 27-vjeçare në Kanada vjen si një mënyrë për të ngritur imazhin e TikTok.

Jade Jules postoi një video në TikTok ku mbi koshin e plehrave ishte bërë në borë simboli '1F'. Ajo kërkoi ndihmën e ndjekësve në TikTok, duke kërkuar ndihmën e ndjekësve se çfarë kuptimi kishte simboli.

E reja më pas u tmerrua kur disa prej tyre e informuan se ishte një simbol mes bandeve, që tregonte se ajo ishte një femër që jetonte vetëm. Shenja supozohet se është bërë për t’u bërë të ditur të djerëve se ajo është një shënjestër e lehtë për grabitje, trafikim seksual ose përdhunimi.

Vajza më pas njoftoi policinë, që gjithashtu konfirmoi atë që kishin thënë përdoruesit e TikTok-ut dhe e këshilloi të qëndronte diku tjetër për pak kohë.

“Ndjekësit më shpëtuan jetën. Po dilja për të hedhur mbeturinat kur e pashë shenjën. Nxora telefonin tim, e regjistrova dhe e postova në TikTok, sepse nuk kisha asnjë ide se çfarë do të thoshte. Jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që më ndihmuan”, tha ajo për median.

Nga ai moment vajza 27-vjeçare vendosi kamera jashtë banesës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy