Sarandë/ Sekuestrohen mbi 1 mijë produkte të kontrabanduara, procedohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër

Sarandë/ Sekuestrohen mbi 1 mijë produkte të kontrabanduara, procedohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Sarandës ka proceduar penalisht 3 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi gjatë kontrolleve në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur rreth 1340 mallra dhe produkte të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: F. H., 49 vjeçe, Ll. Zh., 55 vjeç dhe A. Zh., 53 vjeç, të tre banues në Sarandë është shpallur në kërkim Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në Sarandë, bashkëpunëtor i shtetases F. H. Nga verifikimet rezultoi se në subjektin e këtyre dy shtetasve mallrat tregtoheshin nga punonjës të pasiguruar. Njoftimi: Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”, kundër informalitetit. Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në disa subjekte tregtare, bazuar në inteligjencën policore, për evidentimin e rasteve të tregtimit të mallrave/produkteve të kontrabanduara, me qëllim ndëshkimin ligjor të shtetasve që ushtrojnë këtë veprimtari të paligjshme. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 3 subjekte në të cilat tregtoheshin mallra të kontrabanduara. Procedohen penalisht 3 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i njërit prej tyre, pasi fshihnin të ardhurat e përfituara nga tregtimi i këtyre mallrave. Në njërin nga subjektet, mallrat tregtoheshin nga punonjës të pasiguruar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për disa raste të tregtimit të mallrave të kontrabanduara, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Skema”, për evidentimin dhe goditjen e këtyre rasteve. Si rezultat janë evidentuar 3 subjekte tregtare në të cilat tregtoheshin mallra të dyshuara të kontrabanduara. Në vijim të veprimeve për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: F. H., 49 vjeçe, Ll. Zh., 55 vjeç dhe A. Zh., 53 vjeç, të tre banues në Sarandë. Gjatë kontrolleve në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur rreth 1340 mallra dhe produkte të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në Sarandë, bashkëpunëtor i shtetases F. H. Nga verifikimet rezultoi se në subjektin e këtyre dy shtetasve mallrat tregtoheshin nga punonjës të pasiguruar. Materialet procedurale për këto raste janë referuar në Prokurori, për veprime të mëtejshme. Operacioni kundër informalitetit do të zhvillohet edhe në ditët në vijim, në të gjithë qarkun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy