Në një intervistë për TvT, sekretari i përgjithshëm i mundjes, Sahit Prizreni, tregon për problemet që ky sport po ndesh në Shqipëri.
Fondet e pamjaftueshme nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, si mungesa e transparencës nga ana e KOKSH-it, bëjnë që sportistët të kenë vështirësi në gara.
Pavarësisht kësaj problematike, Prizreni deklaron se po bëhet maksimumi për të çuar në Olimpiadën e Tokios 2020 sportistët tanë.



