
Moti i keq dhe parashikimi për rëndimin e situatës së reshjeve ka bërë që ministrja e Mbrojtjes të kërkojë bashkëpunimin e pushtetit vendor dhe vetë qytetarëve për të shmangur fatkeqësitë natyrore. Ministra Olta Xhaçka tha se Forcat e Armatosura janë të gashme për të përballuar çdo situatë të krijuar nga moti i keq dhe kërkoi bashkëpunimin e vetë qytetarëve.
“I ftoj qytetarët të ndjekin udhëzimet që jepen dhe do të jepen nga zyrat e emergjencave civile. Parandalimi i pasojave dhe sigurimi i jetës së çdo qytetari është detyrë parësore e pushtetit vendor dhe FA. Efektivët e FA janë në krye të detyrës dhe do të jenë pranë komunitetit në çdo rast për të ndihmuar”, tha Xhaçka.



