
Pas dhunimit të Roland Bejkos nga mbështetësit e Sali Berishës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PD.
Nënkryetari Enkelejd Alibeaj shprehet se Berisha do dhunë e gjak ndërsa vetë është fshehur.
Reagim i Partisë Demokratike
Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune. E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, nje demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës, vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD.



