Vladimir Gjuta nuk është i aftë mendërisht dhe për këtë arsye nuk duhet të hetohet për dhunën ndaj të atit dhe për arratisjen nga “arresti shtëpiak”. Ky është vendimi i Prokurorisë së Tiranës për 35-vjeçarin që në krye të herës ishte akuzuar edhe për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit Tahiri.



