
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën në mbrëmje se është i gatshëm të hap diskutimet me partitë opozitare në vend për të shpallur zgjedhjet e reja parlamentare.
Siç bën të ditur në një komunikim me ‘MCN live’, Fatmir Sheholli, ekspert sigurie, pas takimit që Kurti ka pasur me kryetarin e PDK-së, nga kjo parti është kërkuar që me 17 maj të shpërbehet Kuvendi.
Kurti më shumë po punon për veten dhe për partinë politike të cilën e kryeson sesa për çështje që ka të bëj me shtetin e Kosovë, dhe kjo u vu në pak edhe në takimin e mbrëmshëm me lider të PDK, që për temë ishte përcaktimi i zgjedhjeve.
Po ju them ekskluzivisht që PDK sot ka kërkuar që më 17 maj të shpërbehet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe që zgjedhjet të mbahen me 30 qershor ose 7 korrik. Ky ishte propozimi i PDK-së, sepse siç duket z.Kurti, ka një mori deputetësh të tij në Lëvizjen “Vetëvendosje” e të cilët nuk po pajtohen me këtë vendi të tij për shpërbërje të Kuvendit.
Nga ana tjetër LDK dhe AAK, shprehimisht po kërkojnë që Kurti të jap dorëheqje e jo të shpëtoj me shpërbërjen e Kuvendit.
Sipas Sheholli, kryeministri Kurti po kërkon të shpëtoj lëkuren e tij, duke kërkuar zgjedhje të reja në emër të fakti se nuk pranoi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kurti dëshprimisht po kërkon që ta shpëtoj lëkurën tij sepse e din që për këto vite e ka futur në humnerë Republikën e Kosovës, na ka izoluar në aspektin ndërkombëtar, Kosova nuk ka asnjë njohje tas e katër vite, MPJ ka bërë fiasko, ka ndërprerë komunikimet me sindikatat e Kosovës, dhe një varg sanksionesh të BE.
Pra, Kurti nuk ka asnjë të arritur dhe tani me këtë formulimin popullor, dukje thënë se ja unë nuk e formova Asociacionin e komunave me shumicë serbe, po kërkoj sërish vota te qytetarëve duke i mashtruar serish, sepse ky është obligim ndërkombëtar që Kosova duhet realizuar me ose pa Kurtin.
Për Shehollin, Kurti ka një hall tjetër.
Kurti do ti mbajë më doemos zgjedhjet para zgjedhjeve në SHBA.
Sepse fitorja eventuale e Trump, për Kurtin do të ishte një fiasko diplomatike duke e ditur se çfarë ka thënë ai për Richard Grenell dhe të tjerë, për të cilët ka folur kundër tyre.



