Ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi SPAK-un tha se ai po këput një zinxhir pandëshkueshmërie dhe ka goditur në nivele të larta, pavarësisht kritikave që mund t’i bësh reformës në drejtësi. Sipas Elezit SPAK-u ka nevojë të akumulojë përvojë, pasi s’ka patur një traditë të mëparshme.

“Është një betejë ndër më të vështirat që është ndërmarrë ndonjëherë edhe në shoqërinë shqiptare, me një zinxhir korrupsioni me një periudhë 34 vjeçare. Objekti që ka përpara SPAK-u është i frikshëm për ta sulmuar, pasi madhësia e të keqes, të gjitha llojet e krimeve bashkë, pastrimi i parave, grupet kriminale. Ajo që është më e rëndësishmja është krimi i kollareve. Nuk janë më problem organizatat kriminale, sado të sofistikuara, janë të vogla përballë shtetit. Lufta që ka hapur SPAK, e ideuar si një reformë, ka shumë kritika, edhe unë mund të kem kritika se si është realizuar reforma, por në thelbin e saj po këput një zinxhirë pandëshkueshmërie. Askush s’është i pazëvendësuëshm. Njerëz të pakorruptueshëm, që e kanë vullnetin ta bëjnë, do ketë gjithmonë. Por fakti që këto prokurorë kanë marrë mbi supet e tyre një barrë të rëndë, është një fakt. Fakti që kanë goditur në dy krahët, kanë bërë goditje të forta. Këta kanë krijuar një imazh për gjithë qeverisjen e PS, që lëngon nga korrupsioni. Ajo që ha shumë diskutim dhe debat është nëse SPAK-u ka realizuar objektivin. Një 5-vjeçar s’është i mjaftueshëm sepse s’ka patur tradita të mëparshme. SPAK-u do akumulojë përvojë. Në këto lloj nivelesh dhe forme pothuajse ka qenë e nisur nga zeroja. SPAK-u nuk është Dumani. Është një grup i madh oficerësh të BKH-së. Duke qenë në krye të institucionit i vishet titullarit edhe ballafaqimi me opinionin publik”.
Elezi tha që zinxhiri i pandëshkueshmërisë do këputet kur një nga nivelet e larta të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë. Ai beson se SPAK-u do arrijë te kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.



