Xhoi Jakaj pedagoge e ftuar në Zgjohu me MCN ka rrëfyer për jetën e saj si bashkëshorte, nënë dhe grua në karrierë.
Ajo shprehet se është munduar që gjithmonë ti kushtojë kohën e duhur vajzave të saj, por që asnjëherë nuk ka dashur të lërë pas dore punën pasi e konsideron veten si një grua karrieriste dhe për këtë është munduar të gjejë gjithmonë balancën.
Sipas saj duhet një kalendar i mirë organizuar dhe gjërat ecin mirë sepse suksesi arrihet vetëm me punë nuk ta fal njeri.

Po të jesh pozitiv gjithçka është e mirë nëpër botë. Thellë brenda vetes isha shumë karrieriste, në këtë pikëpamje gjithmonë realizon të realizosh veten se nëse nuk je vetë e lumtur nuk lumturon dot njerëzit përreth teje.
Gjithmonë kam qenë e dedikuar ndaj dy vajzave të mia të cilat janë me një diferencë shumë të vogël por kam pasur një kryevjehrrë dhe nuk jam shkëputur nga raporti me punën. Nuk e di nëse ja kam dalë mirë apo jo sepse shumë gjëra kam bërë dhe shumë të tjera i kam lënë, por unë jam me parimin që kur ti nuk kujdesesh për veten , jam munduar të gjej balancën.
Kam shpikur opinionistin me Enkel Demin, isha mësuese në gjimnazin Partizani, isha mama dhe në mbrëmje kur çlirohesha mendoja a ja kam arritur. Duhet një kalendar i mirë organizuar dhe gjërat ecin mirë.
Më tej ajo flet dhe për kohën e saj të rinisë kur është ndjerë disa herë e paragjykuar që nga studimet e saj për veterinari deri te ardhja e saj në Tiranë nga veriu.
Kam jetuar në një zonë periferike të Tiranës kur merrja makinën dhe nisesha për gjimnaz nuk është se nuk kisha paragjykime sepse ishte ajo koha që ishin të rralla femrat me makinë dhe telefon, pastaj pas pak kohësh e kisha shumë të zhvilluar këtë gjë që mos të emancipoj vetëm veten por dhe të tjerët dhe kam mbështetur dhe ndihmuar shumë gra dhe vajza të varfra. Duhet shumë mund e djersë sepse nuk të fal njeri por duhet të luftosh për ti arritur.
Disa vite kishte shumë paragjykime që po të kesh mbaruar veterinari je vetëm doktoreshë kafshësh, ishte një universitet që se kam dashur, por im atë më ka regjistruar ndërkohë bëja dhe universitet të dytë për bio-kimi. Babai më inkurajonte gjithmonë, por shkoja pa dëshirë, por pastaj kam mbaruar dhe bio-kimi dhe të dy i kam mbaruar në kohë rekord, dhe master shkencor gjatë kohës që isha mësuese dhe doktoraturën për patologji anatomike.
Kam filluar si mësuese zëvendësuese te Qemal Stafa që ishte më i miri dhe lakmuari në 96-97 kur kam filluar unë, dhe unë me atë qetësinë time duke i përshëndetur të gjithë pata mundësinë ti fitoj zemrën sepse fillimisht më paragjykuan që një vajzë e re të futej aty, por nëse njeriu ka objektiva ia del dhe e theva atë paragjykim. i bëra për vete ata.
Edhe ardhjen time nga veriu e ndjeja si paragjykim dhe kushdo që vinte në shkollë nga rrethe unë i doja se e kisha kaluar vetë atë, por ama kam një gjë që nuk dorëzohem.
Më tej ajo veçon si punën më të bukur dhe të vështirë punën si drejtoreshë në burgun e grave për të cilën shprehet se e ka realizuar me shumë pasion dhe devotshmëri.
Puna më e bukur më e vështirë dhe më sfida që kam kaluar ajo si drejtoreshë në burgun e grave. Një periudhë kohe dy nga gratë e dënuara kishin tentativë për vetëvrasje dhe stafi policor duhet të kujdesej përveç kohës së orarit duhet të punonim me mbingarkesën emocionale që ato kishin kryer.
Si një moment që e kujtoj është një rast kur një person me emrin Besnik i fesë islame që në mendimet e tij besonte se lejohej të kishte dy bashkëshorte në shpi të ndara i ndante ditë me to 3 te njëra dhe 3 te tjetra, ndërsa konflikti nisi për ditën e shtatë të javës dhe kjo shkaktoi konflikt dhe njëra prej tyre një ditë merr një armë të ftohtë dhe e qëllon disa herë të shoqin, por ai e fali shumë shpejt dhe ishte një burrë i devotshëm që vinte ta takonte shumë shpesh, nga 4 takime të lejuara ai vinte përditë dhe kërkonte ta takonte dhe thoshte s’keni pse ta mbani në burg se unë e kam falur.
Ajo ishte një punë që e kam bërë me pasion dhe devotshmëri. Rrija dhe deri në 20 orë në punë dhe mund të them se një drejtues i një institucioni duhet ta masë veten mirë nëse duhet ta marrë apo jo atë pozicion, duhet ta pyesë veten mirë nëse do e marrë apo jo këtë detyrë. Sa më mirë ti transmetojmë gjërat që themi aq më mirë është, duhet të kesh emrin e mirë.



