Departamenti amerikan i shtetit ka reaguar fuqishëm ndaj vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për t’i falur krimet e mundshme të dala nga përgjimet.
Ata i kanë bërë thirrje presidentit maqedonas të rishqyrtojë vendimin dhe të lejojë Zyrën e Prokurorisë Speciale të hetojë akuzat serioze për shpërdorim nga qeveria si dhe të lejojnë gjykatat të bëjnë punën e tyre.



