Lideri i Partisë Konservatore të opozitës spanjolle Alberto Núñez Feijóo ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme, por pa arritur rezultatin që i duhej. Edhe me mbështetjen e së djathtës ekstreme, Partia e tij Popullore (PP) nuk ka arritur një shumicë në Parlament. Brohorima pati edhe nga kampi rival socialist i kryeministrit Pedro Sanchez, i cili tha se “blloku reaksionar ka dështuar”. Ndërsa të dyja mund të pretendojnë sukses, Spanja ka mbetur me një rezultat jo përfundimtar. Sánchez është shfajësuar me faktin se votimet u thirrën në temperatura të larta, ku në disa pjesë të vendit i ka kaluar 40 gradë celsius. "No pasarán" (nuk do të kalojnë), brohoritën përkrahësit jashtë selisë së socialistëve, me sloganin antifashist të luftës civile spanjolle, duke iu referuar partisë së ekstremit të djathtë Vox. Megjithatë, Feijóo u tha mbështetësve konservatorë se tani ishte detyra e tij të përpiqej të formonte një qeveri. “Spanjollët e dinë se ne kemi kaluar nga forca e dytë në partinë me më shumë vota”, tha ai, duke shtuar: “Shpresoj që kjo të mos fillojë një periudhë pasigurie në Spanjë”. Por duket të jetë ky skenari më i mundshëm i Spanjës. Sepse me Vox me 33 vende dhe PP të Z. Feijóo me 136, dy partitë janë 7 vende larg shumicës parlamentare me 176 vende. Kësisoj, pritshmëritë janë për zgjedhje të reja në fund të vitit.



