Kryeministri Rama ka reaguar pas një shkrimeve në mediat greke, sipas të cilave ai do të pushojë disa ditë në Parga.
Me anë të një statusi në “Facebook”, Rama sqaron se pushimet i bën vetëm në Shqipëri dhe ky është një rregull që duhet ta ndjekin edhe anëtarët e kabinetit të tij.
“Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi 1.S'jam me pushime 2.Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3.Ky do jetë rregull edhe për ministrat”, shkruan Rama.



